Meta: Hapni listat ose largohuni!

Meta: Hapni listat ose largohuni!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, përmes një statusi të publikuar në faqen e vet zyrtare në Facebook këtë të diel iu rikthye toneve kërcënuese ndaj mazhorancës, që sipas tij po përdor manovra nga më të ndryshmet për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Kreu i shtetit përsëriti thirrjen për hapjen 100 për qind të listave, nga të cilat sipas tij nuk duhet të ketë frikë askush.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave!

Hapni listat ose largohuni!”, shkroi kreu i shtetit.

Në një konferencë për mediat dy ditë më parë Meta reagoi ashpër ndaj nismës së mazhorancës për ligjin organik që kornizën kompetencat e presidentit teksa kërcënoi se mund të shpërndante parlamentin edhe përpara zgjedhjeve të 25 prillit. Sipas tij, mazhoranca është e paaftë për ta shkarkuar gjë që e ka dëshmuar me komisioni e dështuar të ngritur për këtë qëllim.

“Nuk ka ligj antikushtetues nga një parlament jo kushtetues që e pengon presidentin të përmbushë misioni e tij në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Mazhoranca e ka provuar me presidentin; 3-0, sa herë ka vajtur në Venecia.

Mos e ktheni betejën me presidentin, se ky është presidenti i 2 marsit, jo i LSI. Populli është aty dhe kërkon shpërndarjen e parlamentit. Duan të shpërndahen para 25 marsit? Le të më shkarkojnë, kush i pengoi këta të më shkarkonin mua?” tha presidenti.

LEXO EDHE:

Back to top button