Meta ndalon RT-në dhe disa media tjera ruse

Meta ndalon RT-në dhe disa media tjera ruse

Kompania që zotëron Facebook-un, Meta, tha se do të ndalojë disa media shtetërore ruse në platformat e saj, përfshirë RT-në dhe Rossiya Segodnya-n.

Sipas Meta-s, këto media kanë përdorur taktika mashtruese për të kryer operacione të fshehta të ndikimit në internet.

Kjo ndalesë përbën përgjigjen më të ashpër të kompanisë më të madhe në botë të mediave sociale kundër mediave shtetërore ruse.

Deri më tash, ajo ka ndërmarrë hapa më të kufizuar, si bllokimi i reklamave të tyre.

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne i kemi zgjeruar masat kundër mediave shtetërore ruse. Rossiya Segodnya, RT dhe entitete të tjera janë tani të ndaluara në aplikacionet tona në të gjithë botën”, tha Meta.

Sipas saj, zbatimi i ndalesës do të fillojë gjatë ditëve në vazhdim.

Përveç Facebook-ut, Meta zotëron edhe Instagram-in, WhatsApp-in dhe Threads-in.

LEXO EDHE:

Back to top button