Mexhiti kërkon llogari për shkarkimin e Hasanit

Mexhiti kërkon llogari për shkarkimin e Hasanit

Gazetar: Ardit Ramadani

Zëvendës-ministrat e “djegur” si pasojë e rikonstruimit të qeverisë janë në pritje që të shkarkohen nga ana e kuvendit, në mesin e tyre është edhe kuadri i grupit të zjarrit, përkatësisht zëvendës ministri i mbrojtjes, Bashkim Hasani veprim ky që sipas nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti, vetëm po e dëmton partinë duke humb pushtetin madje për 30 për qind.

“Numri i njëjte ndërkaq BDI që në start do të jetë me minus 20 apo 30 për qind të pushtetit. Një nga ato pozicione është edhe ai i zëvendës ministrit të mbrojtjes i cili i ka shërbyer BDI-së 20 vite, ka qenë edhe kryetar i degës që i ka sjellë fitore BDI-së dhe sot me aq lehtësi ai post i dorëzohet deri dje kundërshtarëve politik dhe mirë është të ju bëhet pyetja atyre që kanë vendosë për këtë se ai zëvendës ministër dhe këto funksionarë që i marrin vendet e BDI-së, do punojnë për BDI-në apo për subjektin e tyre. Qoftë gjatë qeverisjes, qoftë në ditën e zgjedhjeve”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Ndërsa sa i përket shkarkimit të mundshëm të grupit të zjarrit nga pozitat e tyre në BDI, sipas Mexhitit do të rezultonte që kjo parti politike të rrezikojë humbjen në zgjedhjet e ardhshme, pasi që sipas tij, pakënaqësia në BDI është shumë më e madhe se 2-3 persona.

“Nuk ka të bëje me 2-3 persona që u munduan në fillim ta paraqesin por ka të bëje me një strukturë të organizuar, që do të thotë se nëse përkthehet në vota janë vota të cilat kanë qenë vendimtare për BDI-në, janë vota që e kanë bë fitues BDI-në dhe nëse dikush nuk e ka me rëndësi a do të jetë fitues apo humbës në të ardhmen mund të merr edhe një vendim jo të logjikshëm”, shtoi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Ndër kërkesat kryesore të grupit të zjarrit është reduktimi i pushtetit që Artan Grubi sipas tyre e ka në këtë parti politike, derisa këto dy grupacione po takojnë qytetarët ndaras, ende nuk dihet se kur do të mbajnë mbledhjen partiake.

Ndryshe të hënën do të vazhdojë debati në kuvend për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Qeverisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button