YouTube mund të shfaq video me kualitet më të lartë

YouTube mund të shfaq video me kualitet më të lartë

Opsioni aktualisht është i disponueshëm për një numër të vogël abonentësh në shërbimin YouTube Premium.

Një numër i përdoruesve të YouTube kanë raportuar një opsion të ri për cilësinë e shfaqjes së videos brenda menysë rënëse të faqes popullore.

Përveç opsionit bazë të shfaqjes së videos 1080p, tani ekziston një opsion Premium 1080p.

Zyrtarët i thanë The Verge se YouTube po teston cilësinë e re të shfaqjes së videos dhe opsioni është aktualisht i disponueshëm për një numër të kufizuar abonentësh YouTube Premium.

Opsioni i ri ofron një shpejtësi të përmirësuar të biteve në krahasim me ekranin standard 1080p, me më shumë informacion për piksel, të gjitha së bashku duke ofruar një përvojë më të mirë të shikimit të përmbajtjes.

Opsioni i përmirësuar 1080p aktualisht është vetëm në fazën e testimit, por ekziston mundësia që ai të mos miratohet nga YouTube.

Nëse miratohet, do të ofrohet vetëm për përdoruesit e YouTube Premium. Ky shërbim abonimi kushton 12 dollarë në muaj për llogaritë individuale, ose 23 dollarë për një plan familjar.

LEXO EDHE:

Back to top button