Mexhiti: Millan Radoiçiq i lidhur me kreditë e shpejta në Maqedoni?

Mexhiti: Millan Radoiçiq i lidhur me kreditë e shpejta në Maqedoni?

Kreu i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti në intervistë për Alsat zbardhi se në biznesin e kredive të shpejta në Maqedoni ka indikacione për përfshirjen e drejtpërdrejtë të Millan Radoiçiqit, ish nënkryetari i Listës Serbe që mori përsipër përgjegjësinë  e sulmit terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator.

“Bashkë me kazinotë, pra aty ku janë kazinotë hapen edhe kreditë e shpejta të ndërmarrjeve të ndryshme.

Edhe këtu thoni se është e përfshirë BDI-ja?

“Po. Sepse lejet nuk merren nga Banka Popullore siç merret për bankat, por këtu merren nga Ministria e Financave që udhëhiqet nga z.Fatmir Besimi. Këtu ka indikacione se është i involvuar kapital rus, drejtpërdrejtë dhe është i involvuar drejtpërdrejtë Radoiçiqi i përfoluri në Mitrovicën e Veriut, sepse të gjithë e dimë se aty ka funksionuar banditizmi, ka funksionuar larja e parave, ka funksionuar gjithçka që ka të bëjë me ekonominë e zezë dhe një ndërlidhje është me kreditë e shpejta, të cilat jorastësisht nga Kosova janë deportuar janë mbyllur krejtësisht. Në Maqedoni po ndodh gjithçka që mbyllet në Kosovë, dhe rrezikon partneritetin strategjik sepse ne jemi anëtarë të NATO-s dhe po hapim një rrugë për futjen e kapitalit rus përmes kredive të shpejta”, deklaroi Izet Mexhiti në intervistë për Alsat.

LEXO EDHE:

Back to top button