Mexhiti në Drislla: Mbështetje për standarde ekologjike
Mexhiti në Drislla: Mbështetje për standarde ekologjike
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti bashkë me përfaqësues të Inspektoratit të Mjedisit sot ka vizituar deponinë Drislla, që gjendet në rrethin e Shkupit. Ai paralajmëroi mbështetje që kjo deponi të ndërmarrë hapa për t’i plotësuar kushtet e lejes së integruar, e cila parashikon standarde të caktuara ekologjike. Mexhiti, tha se do të rrethohet deponia që të mos kenë qasje kafshët, por edhe njerëzit dhe do të bëjnë atë që nevojitet që të mos jetë e dëmshme për banorët e fshatit Batincë. /Alsat.mk