MF: 2.9 milionë euro transhe e re nga buxheti për mbështetjen e kompanive vendore

Ministria e Financave (MF) bëri të ditur se një këst i ri prej 176.6 milionë denarësh, rreth 2.9 milionë euro, është transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, me qëllim mbështetjen e kompanive vendase.

Nga Ministria e Financave (MF) theksojnë se kjo është transheja e dytë me radhë për këtë vit që plasohet në Bankën Zhvillimore, kurse në bankat komerciale përmes të cilave mjetet plasohen tek shfrytëzuesit e fundit, respektivisht kompanitë.

Deri më tani, janë plasuar në ekonominë vendore gjithsej 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro. Qeveria i siguroi këto mjete përmes linjes kreditore nga Banka Hungareze e Eksport-Importit, me për mbështetjen e ekonomisë vendore. Mbështetja konsiston në plasimin e mjeteve me kushte të favorshme për kompanitë në drejtim të realizimit të investimeve private, me ç’rast ato do të sigurojnë zhvillimin e tyre dhe nxitjen e rritjes ekonomike”.

“Mjetet plasohen te shfrytëzuesit e fundit përmes bankave komerciale, ku norma e interesit është 1.95% në vit, afati i shlyerjes është deri në 15 vjet dhe periudha grejs deri në 3 vjet. Buxheti i përgjithshëm për mbështetjen e kompanive vendore i paraparë në buxhet, arrin në 250 milionë euro, ndërsa vlera e ciklit investues vlerësohet në rreth 300 milionë euro”, thanë nga MF.

LEXO EDHE:

Back to top button