MHRA: Vaksina “AstraZeneca” efikase edhe për personat mbi 50 vjeç

Të dhënat e reja të vlerësuara nga Autoriteti Britanik i Kontrollit të Ilaçeve (MHRA) konfirmojnë, në bazë të administrimit të vazhdueshëm, efikasitetin e vaksinës antiCOVID-19 të “Oxford/AstraZeneca”-s edhe te personat mbi 65 vjeç.

“Ne kemi parë të dhëna të reja pas miratimit, të dhëna që sërish nënvizojnë efikasitetin e kësaj vaksine te të moshuarit dhe nuk paraqesin prova të efikasitetit inferior të krahasuar me grupmoshat e tjera”, deklaroi profesor Munir Pirmohamed, kreu i Komitetit britanik të Ekspertëve.

“Të dhënat e përditësuar, pas administrimit total të të 11 milionë dozave në BM, konfirmojnë se të gjitha vaksinat e miratuara në BM janë efikase dhe të sigurta, me vetëm disa efekte anësore të lehta, në shumicën dërrmuese të rasteve”, vuri në dukje kreu i MHRA, June Raine.

Mbi këtë bazë, autoritetet britanike tashmë janë të bindur se do të jenë në gjendje të përfundojnë vaksinimin e të gjithë 50-vjeçarëve në vend, deri në fund të majit.

LEXO EDHE:

Back to top button