Izraeli planifikon fundin e bllokimit, pavarësisht infektimeve të larta

Bllokimi antiCOVID-19 në Izrael do të zgjasë deri të dielën në mëngjes, ditë pas të cilës masat do të zbuten gradualisht, pavarësisht shifrave të larta të vazhdueshme të infektimeve, sipas njoftimit të bërë sot nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Gjithashtu, nga e diela, do të hiqen edhe kufizimet e shtetrrethimit.

Punonjësit që mund të punojnë pa kontakte me klientët do të lejohen të kthehen në vendet e tyre të punës.

Deri më tani, nuk janë dhënë hollësi specifike për hapjet e kopshteve ose shkollave.

Bllokimi i rreptë, i treti në vend, pritej të skadonte sot në mëngjes pa një zgjatje, sipas vendimit të marrë më 8 janar.

Pavarësisht kësaj mase dhe një fushate paralele vaksinimi masiv, numri i rasteve të infektimit dhe i personave të sëmurë rëndë, deri më tani, kanë mbetur në një nivel shumë të lartë.

Sistemi shëndetësor është pranë pikës së thyerjes.

LEXO EDHE:

Back to top button