Michael Cohen pranoi se kishte vjedhur para nga firma e Trump
Gjyqi i ish-presidentit amerikan Donald Trump vazhdoi në Nju Jork dhe Michael Cohen, ish-bashkëpunëtori i tij i ngushtë, dëshmoi sërish.

Në këtë kohë ai është marrë në pyetje nga mbrojtja, pra ekipi që përfaqëson Donald Trump. Ata theksuan historinë kriminale të ish-ndihmësit të Trump.
Todd Blanche, avokati kryesor i ekipit Trump, u përpoq ta portretizonte Cohen si një njeri të prirur ndaj të pavërtetave dhe një person që e bën këtë për shkak të mosmarrëveshjeve me ish-presidentin amerikan.
Gjatë marrjes në pyetje, Blanche ishte në gjendje të “nxjerrë” nga Cohen një pranim se ai kishte marrë para nga kompania e Trump në të kaluarën. Konkretisht, Cohen pranoi se ai duhej t’i paguante 50,000 dollarë një firme teknologjike dhe se 20,000 dollarë shkuan për kompaninë. Ai po ashtu ka theksuar se ky nuk është rasti i vetëm.
Për kujtesë, Trump po gjykohet për një aktakuzë prej 34 pikash që lidhet drejtpërdrejt me rastin e Stormy Daniels , një ish-yll i filmit për të rritur, i cili dyshohet se kishte një lidhje me Trump, të cilën ai u përpoq ta mbulonte.
Në përpjekje për të mbuluar këtë aferë, sipas prokurorisë, Trump ka shkelur ligje të shumta financiare të SHBA.
Juria pritet të fillojë shqyrtimin për një vendim përfundimtar javën e ardhshme.