Mickoski dy ditë para se të ‘rriten’ çmimet e produkteve bazë: Nëse ka rritje të mëdha çmimesh, do reagojmë ashpër
Mickoski dy ditë para se të 'rriten' çmimet e produkteve bazë: Nëse ka rritje të mëdha çmimesh, do reagojmë ashpër

Dy ditë para përfundimit të masës së Qeverisë për kufizimin e marzhit bruto të fitimit të disa produkteve ushqimore bazë me 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë, pritet që nga fillimi i muajit të ardhshëm çmimet e këtyre produkteve të rriten.
Kurse kryeministri Hristijan Mickoski, si dhe ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, paralajmërojnë vendosjen e masave më rigoroze nëse ka rritje të çmimeve.
Ai bën të ditur se do të përdoren të gjitha mjetet, siç tha ai, për të mbrojtur standardin e qytetarëve.
“Pres së bashku me odat, tregtarët dhe prodhuesit që të mos ketë rritje të mëdha të çmimeve. Nëse vjen deri te kjo, ne do të reagojmë ashpër dhe do ta mbrojmë standardin e qytetarëve me gjithçka që kemi si mjet në dispozicion”, tha sot Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.