Mickoski: Gënjehen të gjithë ata që mendojnë se VMRO-ja do të marr pjesë në takim liderësh ku do të debatohet për ndryshimet kushtetuese

Mickoski: Gënjehen të gjithë ata që mendojnë se VMRO-ja do të marr pjesë në takim liderësh ku do të debatohet për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi sot se do të merrte pjesë në një takim liderësh në të cilin do të debatohej për çështjet themelore që prekin qytetarët, përfshi krizën ekonomike dhe atë energjetike. Ndërkohë sa u përket ndryshimeve kushtetuese ri-përsëriti qëndrimin e partisë së tij, se nuk do ti mbështes këto ndryshime kushtetuese dhe nuk do të merr pjesë në takim liderësh ku do të debatohet në këtë temë, shkruan Alsat.

“Ftesë nuk kemi marrë, nuk e dimë formatin e takimit të liderëve, nuk id imë temat dhe përmbajtjet për të cilat do të debatohej, por këshilla ime deri tek Qeveria dhe Kovaçevski është që të bisedojmë, derisa do të realizohet ai takim liderësh për atë që paraqet problem të madh për qytetarët a ajo është jeta e rëndë, gjendja ekonomike e qytetarëve, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, inflacioni i lartë, faturat e larta të cilat i paguajnë qytetarët, kriza energjetike të cilën me uljen e temperaturave do ta ndiejmë të gjithë. Këto janë ato problemet kyçe të cilat janë aktuale dhe si politikan të përgjegjshëm duhet që të debatojmë dhe të gjejmë zgjidhje për këto probleme. Në rast se dikush mendon që do të imponoj tema të cilat polarizojnë, siç janë ndryshimet kushtetuese dhe se VMRO-DPMNE-ja do të ulet në atë takim liderësh, dhe tani ne do të flasim për diçka që tanimë është e njohur në opinion atëherë gënjehen, sepse qëndrimin e VMRO-DPMNE-së opinioni e di, se në këto rrethana ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, kjo është temë e cila përçan dhe nuk bashkon, dhe nuk do ti zgjidh problemet e qytetarëve”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button