Mickoski i përgjigjet Varhejit: Me shitjen e identitetit u kaluan linjat e kuqe

Mickoski i përgjigjet Varhejit: Me shitjen e identitetit u kaluan linjat e kuqe

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i është kundërpërgjigjur komisionerit evropian të zgjerimit, Varhej sipas të cilit opozita maqedonase ka kaluar linjat e kuqe me sjelljen e saj. Mickoski në një intervistë për Dojçe Velen tha se vijat e vetme të kuqe që u kaluan janë shitja e identitetit maqedonas dhe tregtia e vrazhdë me historinë dhe kulturën maqedonase.

„E vetmja linjë e kuqe që u kalua është ajo e mendjes së shëndoshë, njohjes idenditare të Maqedonisë dhe popullit, si dhe tolerimi i pafund i Bashkimit Evropian ndaj bllokadave të pakuptimta.

Komisioneri duhet të kuptojë se askush nga Qeveria nuk e konsultoi opozitën gjatë përgatitjes së dokumentit që u miratua si kornizë negociuese. U injoruan kërkesat që të publikohet para opinionit teksti i Protokollit me kërkesat megalomane të Bullgarisë. U pranua kornizë negociuese, pas cilës nuk kemi fillim real të negociatave, por foto sesion të thjeshtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Oliver Varhej është bërë komisioner evropian me propozim të kryeministrit hungarez, me të cilin Mickoski u takua pak ditë parë. Por sipas kreut të opozitës maqedonase Viktor Orban nuk mendon njëjtë si Varhej, madje thotë se ka hasur në mirëkuptimin e tij. Mickoski i ka cilësuar si të pavërteta informacionet se udhëtimet e shpeshta të tij në Budapest bëhen me qëllim që të marrë instruksione nga ish kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

„Reagimet e LSDM-së ishin të pritura, janë copy-paste nga hera e kaluar kur u takova me Orbanin”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i VMRO-DPMNE-së paralajmëroi se në gjysmën e dytë të muajit gusht, partia e tij do të dalë me zgjidhje konkrete për referendumin kundër kornizës negociuese. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button