Mickoski kushtëzon largimin e 20 përqindëshit me badenterin

Mickoski kushtëzon largimin e 20 përqindëshit me badenterin

Gazetar: Adrian Kerimi

VMRO-DPMNE-ja kushtëzon heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta me abrogimin e badinterit dhe balansuesit. I pyetur nëse ky kusht do të shpaloset para liderët të partive politike shqiptare, Mickoski tha se barazia duhet vlen për të gjithë duke lënë të kuptohet qëndrimi i tij është i betonuar.

“Unë jam për barazi kur aplikojmë për punë, për universitet, pra barazi gjithkund. Të gjithë qytetarët të kenë të drejta të barabarta. Pse dikush duhet ndjehet më i ulët vetëm sepse është pjesë e një kuote tjetër apo përqindje tjetër. Për këtë arsye nuk e shoh nevojën e badinterit dhe balansuesit”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kreu i opozitës shqiptare Zadin Sela thotë se gjuha shqipe nuk mund të kushtëzohet, duke shtuar se badineteri duhet zëvendësuar me një mekanizëm më efikas, ndërsa mbi balansuesin Aleanca për Shqiptarët do të propozon Ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

“Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe nuk mund të kushtëzohet. Ne kemi mirëkuptim për bashkëqytetarët tanë për momentin me të cilin përballen dhe presim që edhe ata ta kenë mirëkuptimin e njëjtë ndaj gjuhës tonë. Gjuha, identiteti është i shenjtë dhe komfor kësaj nuk duhet të ketë kualifikime ofenduese sa i përket gjuhës shqipe. Ajo është e tillë dhe nuk duhet kushtëzuar me asnjë mekanizëm qoftë badinteri ose balansuesi”, deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Edhe BDI dhe Lëvizja Besa përshëndetën gatishmërinë e VMRO-DPMNE-së për të hequr përkufizimin 20 për qind nga Kushtetuta, duke potencuar se badinteri dhe balansuesi nuk mund të hiqen derisa nuk ka mekanizma tjetër për të parandaluar përfaqësimin etnik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button