Mickoski me sinjale të reja për bashkëpunim me Kosovën: Kush s’ka shkelur ligjin lëviz lirshëm
Mickoski me sinjale të reja për bashkëpunim me Kosovën: Kush s’ka shkelur ligjin lëviz lirshëm
Gazetar: Zekirja Haxhiu
Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti se çdo qytetar që kërkohet me fletarrest për krime lufte në ish Jugosllavi por që nuk ka bërë shkelje ligjore në Maqedoninë e Veriut, mund të hyjë e kalojë lirshëm. Duke iu referuar sërish rastit të fundit me ish ushtarin e |UÇK-së Blerim Ramadani, Mickoski tha se çdo shtet tjetër, e trajton atë në mënyrë të veçantë, por garantoi se nga ana e Maqedonisë, kjo është përgjigjja për trajtimin e rasteve të tilla.
“Këtu e mbaj kompetencën time në korniza të atij juridiksioni. Dhe po, e përsëris, gjithësecili që do të shkelë Kushtetutën dhe ligjet e vendit tim, i të cilës unë jam kryeministër, atëherë ai do t’i vuajë pasojat në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Gjithçka që lidhet me vende tjera, të treta, të katërta, kjo është punë e udhëheqësive të atyre vendeve”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Sqarimet mes rasteve të tilla, të arrestimeve të ish ushtarëve të UÇK-së nisën që nga vizita e Kurtit më 4 gusht, i cili vetë nënkuptoi se praktikat e deriatëhershme gjyqësore, veçse diktonin mënyrën se si do të trajtoheshin ish ushtarët e UÇK-së.
“Nuk është rasti i parë që na ndodh kjo, ka pasur të tillë edhe në të kaluarën, dhe unë besoj që aktgjykimet e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga e kaluara tregojnë qartë rrugën në të cilën do të ecim në të ardhmen e afërt.
Rasti i Blerim Ramadanit nuk është i vetmi. Më herët në vitin 2016, edhe një ish ushtar tjetër i UÇK-së, Gafur Dugolli, u ndalua dhe qëndroi 8 ditë në paraburgim. Më pas u lirua me procedurë të rregullt me arsyetimin se nuk është problem i Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk