Nga ky muaj mjekët do të kenë rritje të pagës prej 2.450 denarë
Nga ky muaj mjekët do të kenë rritje të pagës prej 2.450 denarë
Gazetare: Linda Ebibi
Nga ky muaj punonjësit shëndetësorë do të kenë rritje të pagave prej 2.450 denarë. Kjo është pjesë e marrëveshjes mes dy sindikatave të shëndetësi dhe Qeverisë, shkruan Alsat.
Më së shumti do të përfitojnë infermierët me arsim të mesëm, të cilat do të marrin pagë prej 3.850 denarësh më shumë. Kryeministri për vitin e ardhshëm premtoi rritje të pagave prej 5 për qind, dhe në përqindjen pothuajse të njëjtë edhe në vitet e tjera.
“Bëhet fjalë për korrigjimin e koeficienteve prej 0,233 që në përkthim nënkupton bruto pagë më të lartë për të gjithë të punësuarit prej rreth 3.650 denarë ose 2.450 denarë në shumën neto. Përfitimi edhe më i mirë në pjesën e këtij aneksi është edhe korrigjimi i pagës prej 0,364 për infermierët me arsim të mesëm dhe për pjesën tjetër të personelit të mesëm mjekësor, që do të thotë 5700 denarë bruto ose 3850 denarë neto”, tha Lubisha Karanfillovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale.
“Kur e merrni të gjithë këtë periudhë me radhë, ne marrim një rritje të ofertës monetare të nevojshme për të paguar pagat e punonjësve shëndetësor për të gjithë periudhën midis 40 dhe 50 për qind”, u shpreh Hrisitjan Mickoski, kryeministër./ Alsat.mk