Mickoski: Mund të kemi edhe kandidatë shqiptarë për deputet

Gazetar: Adrian Kerimi 

VMRO-DPMNE-ja planifikon që në listat e ardhshme për deputetë të ketë edhe kandidatë shqiptarë. Kreu i këtij subjekti, Hristijan Mickoski tha se është në kontakt me disa shqiptarë dhe kandidatë potencial nga bashkësitë e tjera etnike. Synimi i opozitës maqedonase është që në këtë mënyrë, sikur se LSDM-ja t’i afrohet shumicës së kualifikuar apo ndryshe të njohur si parimi i badenterit. Lideri i opozitës përsëriti qëndrimin se subjekti i tij në zgjedhjet e ardhshme synon të paktën 61 deputet, ndërsa përparësi në bashkëqeverisje do të ketë opozita shqiptare.

“Pse jo? Pse jo, kur ne kemi anëtarësi nga të gjitha bashkësitë etnike. Maqedonia është e të gjithë njerëzve. Kjo është fushata jonë. Secili që ka ambicie, kualitete dhe përgjegjësi për të punuar për Maqedoninë dhe jo të turpërohen si ata ministrat që u vjen turp të tregojnë se janë ministra maqedonas dhe turpërohen të fotografohen pranë flamurit maqedonas, janë të mirëseardhur. Unë i inkurajoj dhe ju them se kam kontakte me disa prej tyre shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, vlleh etj, që ata të gjenden në listën e ardhshme fituese të VMRO-DPMNE-së me të paktën 61 deputet”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

 Pavarësisht se kërkon të sigurojë badenterin, Mickoski i qëndron edhe idesë për heqjen e badenterit bashkërisht me përcaktimin 20 për qind dhe mekanizimin e balansuesit gjatë punësimeve.

“Që ne të mund t’i zbatojmë reformat përmes të cilave planifikojmë ta çojmë vendin para, disa nga ligjet varen nga kushti i badenterit. Për atë bëra thirrje që në mënyrë të hapur të bëjmë ndryshime të përcaktimeve me përqindje, të mos ketë badenter, të mos ketë balasues që të mund njerëzit në bazë të kualifikimeve të përparojnë dhe të mund ta udhëheqin shtetin si të zgjedhurit e popullit. Nëse populli vendos për VMRO-DPMNE-në me 61 deputet, qeverinë ta udhëheqë VMRO-ja dhe koalicioni që do ta bëjmë ne”, tha  Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së

Badenteri është kategori kushtetuese e vendosur me Marrëveshjen e Ohrit me të cilën sigurohet mbështetja me votim të dyfishtë nga ana e deputetëve nga komunitetet jo shumicë në Kuvend për ligjet sistematike që prekin interesat e komuniteteve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button