Rusia i përgjigjet Finlandës: Braktisja e neutralitetit do të ishte një gabim

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto ia ka bërë të ditura liderit rus Vladimir Putin planet e tij për t’u bashkuar me NATO-n, përmes një bisede telefonike.

Rusia tani ka publikuar një përmbledhje të anës së saj të bisedës, raporton Sky News të shtunën.

Sipas transmetuesit shtetëror rus RIA, Putini i tha Niinistos se braktisja e neutralitetit do të ishte një “gabim”.

Udhëheqësi rus raportohet gjithashtu se i ka thënë presidentit finlandez se nuk ka kërcënime për sigurinë ndaj Finlandës dhe se një ndryshim në politikën e jashtme të Finlandës do të ishte negativ për marrëdhëniet dypalëshe.

LEXO EDHE:

Back to top button