Mickoski: Negociatat nuk kanë filluar, ishte vetëm një fotosesion

Mickoski: Negociatat nuk kanë filluar, ishte vetëm një fotosesion

Kreu i partisë më të madhe opozitare Hristijan Mickoski deklaroi sot se zhvillimet e djeshme në Bruksel sa i përket hapjes së negociatave ishin vetëm një foto-sesion i Kovaçevskit dhe njerëzve përreth tij. Sipas Mickoskit negociatat as nuk kanë filluar e as do të fillojnë pa mos u kryer ndryshimet kushtetuese.

“Me forcë na u ndryshua flamuri, me forcë na u imponua referenca e përkohshme për emrin, fituam rastin në Hagë dhe ai vendim me forcë u anulua, nën arsyetimin se bëhet fjalë për të drejtë ndërkombëtare. Me forcë na u ndërrua kushtetuta, me forcë na u ndërrua emri kushtetues… dhe në rast se këto janë vlerë evropiane, jo faleminderit. Populli maqedonas ka dhënë shumë për këto vlera evropiane…Kjo s’ka të bëje me skriningun, as që ka negociata dhe as që do të fillojnë negociatat. Për të filluar negociatat duhet fillimisht të kryhen ndryshimet kushtetuese. Kjo mbrëmë ishte vetëm një foto sesion, ndërkohë që edhe u ëmbëlsuan pak, sepse pash që atje kishte dhe tortë. Shqipëria do ti filloj negociatat, ne do të presim para dyerve të BE-së”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button