Mickoski: Nëse duam të shkojmë përpara duhet të shohim cilësinë dhe jo partinë
Mickoski: Nëse duam të shkojmë përpara duhet të shohim cilësinë dhe jo partinë

Kryeministri Hristijan Mickoski në një intervistë ekskluzive në Alsat edhe njëherë shprehu qëndrimin e tij rreth punësimeve duke nënvizuar se në të ardhmen nuk do të ketë punësime në baza partiake e as etnike, por punësime në bazë të kualitetit.
“Nuk do të ketë punësime etnike e as partiake. Vlerësoj se duhet ta tejkalojmë atë çështje kur kemi funksionuar në bazë partiake, duhet të shohim kualitetin dhe jo aspektin partiak
“Pavarësisht nëse është shqiptar, turk, serb, rom, maqedonas e të ngjashme, besoj se duhet ta tejkalojmë atë çështje kur kemi vepruar sipas parimit si më parë dhe duhet të merret parasysh cilësia. Sepse nëse duam të ecim përpara duhet të shikojmë cilësinë, e jo rekomandimin partiak”, tha Mickoski. /Alsat.mk