Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare edhe në këto rrethana

Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare edhe në këto rrethana

Gazetar: Lluka Andreev

Nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare nën diktimin bullgar, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse partia do të marrë pjesë në grupet punuese të paralajmëruara nga qeveria për tekstin e ndryshimeve kushtetuese, ai tha se procesi do të përfundojë pa sukses.

“Nuk është koha kur ata mund të negociojnë me disa ish-struktura politike të shantazhuara që fatkeqësisht kanë funksionuar në VMRO-DPMNE. Nuk ka më të tillë tani”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Kryeministri Kovaçevski, dje në konferencën e përbashkët për media me përfaqësuesit e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Oliver Varheyi, u bëri thirrje të gjitha partive politike që të marrin pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe të mos pengojnë rrugën e integrimeve evropiane. Këtë mesazh e ka dërguar edhe Boreli, i cili, ndër të tjera, ka thënë se nuk mund të rinegociohet propozimi i korrikut me të cilin filluan negociatat për anëtarësim në Union, gjë që Mickoski e kishte paralajmëruar më herët.

“Kur njëri nga ata politikanë të Brukselit është i gatshëm të ulet në tryezë me ne ballë për ballë dhe të bisedojë, dhe këtë e them kudo, si për përfaqësuesit diplomatikë në Maqedoni, ashtu edhe për ata që vijnë nga Brukseli dhe për ata që vijnë nga vendet e tjera, se “ne e vlerësojmë mendimin tuaj dhe do të thotë shumë për ne, ju jeni akoma partnerët tanë, por kjo është rrugë e dyanshme dhe ju duhet ta dini edhe mendimin tonë”, shtoi ai.

Ndryshe, sipas njoftimeve të autoriteteve, së shpejti do të formohet një grup punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, që do të përpunojë tekstin e amendamenteve dhe ata do të ishin para deputetëve në maj ose qershor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button