Mickoski nuk pret se propozim Ligji i Amnistisë do të dorëzohet në Kuvend me yll evropian

Mickoski nuk pret se propozim Ligji i Amnistisë do të dorëzohet në Kuvend me yll evropian

Gazetar: Adrian Kerimi

Opozita nuk pret që propozim-Ligji për Amnisti të shkojë në Kuvend me flamurin e BE-së.

Hristijan Mickoskit vlerëson se përmbajtja e ligjit nuk ka asgjë evropiane dhe për këtë kërkon të reagojë Komisioni Evropian. VMRO-DPMNE-ja nuk do ta mbështesë amnistinë, shkruan Alsat.

“Unë kam informacion se nuk do të jetë me flamur të BE-së. Mirëpo derisa vjen i tillë, ju them se askush nga ne nuk do ta pengoj debatin, derisa ata tentojnë me dhunë ta miratojnë ligjin duke keqpërdorur flamurin e BE-së. I bëj thirrje Komisionit Evropian të ndërhyjë. Nuk shoh asgjë Evropiane në amnistimin e kriminelëve për veprat dhunë dhe grabitje”, tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski thotë se bllokada është e pritshme nga opozita. Sipas tij, ideologjia shpirtërore e VMRO-DPMNE-së është bllokada.

“Nuk ka asgjë zgjidhje ligjore të cilën opozita nuk e bllokon në Kuvend. Prej kur unë jam pjesë e Qeverisë, strategjia e opozitës është bllokada. Ajo i është bërë ideologji shpirtërore e punës së tyre. Ky ligj nuk është i pari i tillë sepse një të ngjashëm kishte në vitin 2018, por propozimi aktual është më restriktiv dhe synon shpopullimin e burgjeve. Nuk ka amnisti për kryerësit e veprave të rënda penale”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Mbi propozim-Ligjin për amnisti, ministri i Drejtësisë ka paralajmëruar takim me gazetarët për të shtjelluar efektin e tij. Propozimi parashikon që personat e dënuar deri në 6 muaj burg të lirohen nga dënimi, ndërsa personat më dënime më të larta të amnistohen 30% nga masa efektive. Nuk do të amnistohet vrasja, dhuna, shpërdorimi i detyrës zyrtare, veprat penale kundër shtetit, bashkëveprimi kriminal, vjedhja dhe veprat e tjera të ngjashme nga sfera e veprave të rënda penale./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button