Mickoski për ekspertët kushtetues: “Njerëz nga LSDM dhe BDI”

Mickoski për ekspertët kushtetues: “Njerëz nga LSDM dhe BDI”

“Ata qenkan ekspertë” – kështu i komentoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski emrat e anëtarëve të grupit punues për ndryshimet kushtetuese të publikuara nga Ministria e Drejtësisë. Sipas tij, ata janë pjesë, siç tha, e pemës familjare të LSDM-së dhe BDI-së. Mickoski pret përgjegjësi penale nga ekspertët, sepse, siç thotë ai, ata do të marrin honorarë dhe puna e tyre do të jetë e pakuptimtë. Ai i kërkoi kryeministrit Kovaçevski ti paraqesë propozimet për ndryshimet kushtetuese në parlament. LSDM reaguan se fyerjet dhe nënçmimet ndaj ekspertëve ligjorë tregojnë matricën e regjimit në të cilën, siç akuzuan ata, Mickoski ka ngecur.

“Unë pres përgjegjësi, sepse kur të vijë hapi i parë në parlament, që është të fillojë procedura dhe të përcaktojë nevojën për të hapur Kushtetutën, ajo nuk do të ketë sukses, dhe kjo është një politikë tjetër e Kovaçevskit që ka dështuar”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE. Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button