Mickoski premton administratë efikase, të motivuar dhe disiplinuar

Administrata efikase, e motivuar dhe e disiplinuar është premtimi që lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski e ka bërë në emisionin “Rruga drejt” në Alsat. I pyetur se me çfarë premtimi vjen për qytetarët, ai thotë:

“Perceptimi se korrupsioni është prezent është shumë i pranishëm. Dhe ne duhet ta ndryshojmë atë. Nëse duam të ecim përpara. Nëse nuk duam të ecim përpara, atëherë do të fundosemi, kjo është, kaq. Prandaj, kur më pyetët se me çfarë premtimi do të dal, këtu me këtë premtim që tani në emisionin tuaj, do dal edhe në fushatë: administratë efikase, e disiplinuar dhe e motivuar”, tha Mickoski./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button