Mickoski: Qeveria Teknike duhet të shfuqizohet dhe t’i takoj të kaluarës

Mickoski: Qeveria Teknike duhet të shfuqizohet dhe t’i takoj të kaluarës

Kreu i VMRO-DPMNE-së dhe njëherit kryeministër, Hristijan Mickoski takimin e sotëm e vlerësoi si shumë koknstruktiv dhe u shpreh se takime të këtilla të këtij formati do të ketë edhe në të ardhmen. Ai shprehu keqardhje për bojkotin e këtij takimi nga LSDM-ja opozitare. Në takim sipas tij theksi ishte vënë në ligjet reformuese dhe shfuqizimin e Qeverisë Teknike.

“Dua të them se sot opinioni ishte dëshmitarë i një qasjeje të re të zgjidhjes së çështjeve. Kjo është përmes një takimi të frytshëm të liderëve. Një pjesë e madhe e çështjeve të hapuara janë hapur dhe për një pjesë të madhe të tyre kemi qëndrime të ngjashme, ka dhe dallime kuptohet. Për mua është e rëndësishme që të gjithë pjesëmarrësit thanë se takimi ishte konstruktive, për mua kjo paraqet kënaqësi, sepse opinioni kishte rastin të shoh një qaje të re drejt zgjidhjes së problemeve. Kam propozuar që takime të këtij formati të ketë edhe në të ardhmen. Ajo që kërkon zgjidhje shumë shpejtë, ajo është Ligji për kundërvajtje që kërkon 2/3 e votave që të mund të kaloj Save City, për qeverinë teknike të gjithë pajtuam se qeveria teknike duhet ti takoj të kaluarës, por kishte edhe pjesëmarrës që kërkuan konsultime shtesë… E patë që një koalicion mundoi në takim, dhe nëse ky koalicion nuk pranon shfuqizimin e Qeverisë Teknike dhe pse ky ligj kalon me 61 vota, unë propozova që ky ligj të shfuqizohet pas zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së, sipas të cilit për herë të parë pas 35 viteve u mbajt një takim i liderëve ku u afruan zgjidhje dhe nuk u gjeneruan konflikte. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button