Mickoski: Zaevi dhe Buçkovski po bëjnë negociata sekrete në dëm të Maqedonisë      

 Kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski thotë se kryeministri, Zaev dhe Përfaqësuesi Special, Buçkoski po përgatiten për ta nënshkruar një marrëveshje sekrete përmes së cilës do të pranojnë që Deklarata e Parlamentit bullgar të bëhet pjesë e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut. Në këtë mënyrë, sipas Mickoskit, vendi do të vihet në pozicion për të mohuar ekzistencën e identitetit maqedonas para vitit 1945. “Le të jemi gati për bllokada dhe protesta masive! Pa kaluar linjat e kuqe!” paralajmëroi Mickovski.


“Njëkohësisht të them dhe diçka: Zaev deklaron se mua më është dhënë propozimi portugez në lidhje me kontestin Bullgari-Maqedoni. Vetëm një amator politik si Zoran Zaev po ndërton debat mbi një propozim që u refuzua automatikisht nga pala bullgare, që do të thotë se çdo propozim vijues do të ishte dramatikisht më i keq dhe më i dëmshëm se ai i mëparshmi”

Ndërkohë opozita shqiptare akuzon Zaevin për pozicion kundërthënës dhe të paqartë për kontestin. ASH AAA kërkon përgjegjësi për dështimin e mos-nisjes së negociatave me BE-në, respektivisht zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nga njëra anë kemi një tendencë për të krijuar një optimizëm të rremë se nëse nuk fillojmë në qershor do të fillojmë muajtë në vijim, ndërsa nga ana tjetër kemi krijimin e një alibie, duke hedhur fajin tek Qeveria teknike në Bullgari. Ndërsa e vërteta është se kjo çështje po ngec për një kohë të gjatë. Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë patur kohë nga viti 2017 që të bëjë dhe zbatojë marrëveshjen, por kjo nuk ka ndodhur. Është koha që Qeveria LSDM- BDI të merr mbi vete fajin e këtij dështimi, që po iu kushton shumë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”

Vetëm një ditë pasi shprehi keqardhjen që Qeveria teknike bullgare nuk mund t’i jep dritë jeshile kornizës negociuese për vendin, kryeministri Zaev sot tha se Qeveria teknike bullgare megjithatë mund ta merr një vendim të tillë. “16 vjet kemi pritur, dy muaj nuk e bëjnë dallimin”, tha Zaev, “nëse jo në qershor, negociatat do t’i fillojmë në shtator”.

“Është e rëndësishme të inkurajohen, sepse me Kushtetutë kanë të drejtë edhe si Qeveri teknike të sjellin vendim. Është ajo që presim. Besoj se me udhëheqjen e dy ministrave të jashtëm ka mundësi të dakordohen ato pjesë që është e rëndësishme, që të fitojmë shanse për më 21 qershor kur mbahet Këshilli për punë të përgjithshme, që të sillet vendimi. Ka qeveri teknike Bullgaria, por nuk është e pamundur. Këtu vjen edhe shtatori, sepse në gusht dhe shtator do të ketë Qeveri politike që do të mund të sillte vendim”

“Më vjen keq që momenalisht ka qeveri teknike e jo politike që të merr përgjegjësi. Prandaj them se gjithmonë kemi rezerva e nuk e dimë nëse do të ketë vendim.”

Zaev tha se Ministria e Jashtme po punon në Udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017, por pa saktësuar se kur do të jetë gati. Zaev shtoi se afatet konkrete janë garanci se Shkupi do ta zbatojë paktin dypalësh e në të cilat insiston Sofja.

Anesa SliHu

LEXO EDHE:

Back to top button