Mickovski thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të monitoroj zgjedhjet e ardhshme

Kreu i VMRO-DPMNE-së i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kyçet në monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Sipas tij kryeministri Zoran Zaev, shfrytëzon kryeshefat e policisë për të fituar zgjedhjet.

“Në Maqedoni kur janë në pyetje zgjedhjet, presione, kërcënime dhe blerje nuk kryejnë personat civil, por këtë e bëjnë kryeshefat dhe kryetarët e komunave. Do t’ju përkujtoj se kryeshefi në Prilep ishte lëndë e kritikës së VMRO-DPMNE-së edhe gjatë kohës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe paraqitëm dëshmi, e pamë që nuk kishte reagime nga ana e qeverisë, ndërsa tani është arrestuar sepse është pjesë e tregtisë së paligjshme me marijuhanë, ato 200 kilogramët. Do tju përkujtoj në kryeshefin në Shtip i cili u kap se si trafikon migrantë, ngjashëm vepron edhe kryeshefi në Strumicë dhe Kumanovë…Zoran Zaev, zgjedhjet në Maqedoni i fiton me këta njerëz, dhe për këtë arsye Zoran Zaev nuk lëviz me gisht, dhe për këtë arsye DEA duhet të vj dhe t’i arrestoj këta persona. Sepse këto janë ushtria që në zgjedhje bën presion, kërcënime dhe blerje të votave me qëllim që Zoran Zaev të fitoj një votë më shumë, dhe kështu do jetë edhe më tej”, tha Mickovski, i cili njëherit i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe opinionit publik që me vëmendje t’i vëzhgoj këto zgjedhje sepse po këta njerëz sërish do të jenë aktiv.

LEXO EDHE:

Back to top button