Mickovski thotë fjalën e fundit në lidhje me Qeverinë

Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka thënë se oferta më e mirë për Maqedoninë e Veriut, është që vendi të ketë zgjedhje të reja parlamentare, shkruan Alsat.
“Populli e tha qartë se kjo qeveri nuk mund të merret me këto pasoja. Mendoj se opisoni i parë i formimit të një shumice të re, nuk do të jap energji të re sidomos për reforma. Kjo do na çojë vetëm në negociata e oferta të cilat do na mbajnë larg nga kapaciteti për të gjetur zgjidhje dhe nga vullneti i popullit. Oferta më e mirë për Maqedoninë, është pa shtyrje zgjedhje të reja parlamentare, duke respektuar të gjitha afatet kushtetuese për problemet reale”, ka thënë ai në konferencë për media./ Alsat.mk