“Microsoft” dhe Vatikani: Një bashkëpunim që pakkush e priste dhe ja për çfarë bëhet fjalë

"Microsoft" dhe Vatikani: Një bashkëpunim që pakkush e priste dhe ja për çfarë bëhet fjalë

Vatikani dhe Microsoft zbuluan të hënën një binjake dixhitale të Bazilikës së Shën Pjetrit. Një nga monumentet më të rëndësishme në botë po krijohet mbi bazën e inteligjencës artificiale, me Selinë e Shenjtë që përpiqet të menaxhojë fluksin e vizitorëve dhe të identifikojë problemet e ruajtjes.

Duke përdorur 400,000 foto dixhitale me rezolucion të lartë të realizuara me drone, kamera dhe lazer gjatë katër javëve kur askush nuk ishte brenda bazilikës, është lëshuar në internet një kopje dixhitale, ku përdoruesit mund të kenë një përvojë të vërtetë interaktive, shkruan “FastCompany”.

“Është fjalë për fjalë një nga projektet më të avancuara teknologjikisht dhe më të sofistikuara të këtij lloji që është zbatuar ndonjëherë,” tha Presidenti i Microsoft Brad Smith në një konferencë shtypi në Vatikan.

Projekti u lançua përpara jubileut të Vatikanit në vitin 2025, vit në të cilin më shumë se 30 milionë besimtarë pritet të kalojnë nëpër dyert e bazilikës.

Platforma dixhitale u mundëson vizitorëve të rezervojnë një kohë për të hyrë në bazilikën, një risi për një nga monumentet më të vizituara në botë, i cili zakonisht ka radhë të mëdha turistësh që presin të hyjnë me orë të tëra.

Megjithatë, zemra e projektit është krijimi i një binjakeje dixhitale të Bazilikës së Shën Pjetrit duke përdorur fotogrametrinë e avancuar dhe inteligjencën artificiale që i mundëson kujtdo të “vizitojë” kishën dhe të mësojë diçka për historinë e saj.

Është një kopje 3D ultra e saktë dhe imazhet tashmë kanë identifikuar dëmtime strukturore dhe shenja përkeqësimi, si p.sh. mungojnë pjesë mozaiku, çarje që nuk janë të dukshme me sy të lirë.

Të hënën, Papa Françesku falënderoi ekipin e Microsoft dhe punëtorët e bazilikës përgjegjës për projektin.

 

LEXO EDHE:

Back to top button