Shpërthimi në Shkup/ Toshkovski konfirmoi incidentin në shtëpinë e Rade Trajkovski-Shtekli
Shpërthimi në Shkup/ Toshkovski konfirmoi incidentin në shtëpinë e Rade Trajkovski-Shtekli
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski konfirmoi incidentin në shtëpinë e Rade Trajkovski-Shteklit, shkruan Alsat.
Ai tha se askush nuk është në rrezik për jetën dhe se policia punon për zbardhjen e rastit dhe dënimin e autorëve të sulmit.
Toshkovski tha se policia është e vendosur në luftën kundër bandave kriminale.
“Sa i përket rastit penalo-juridik jam i njoftuar në mëngjes. Është mirë që askush nuk është në rrezik për jetën në këtë moment. Është keq se bandat kriminele veprojnë edhe sot. Por, jemi të përcaktuar që në mënyrë të përshtatshme dhe në mënyrën më të vrazhdë, ne si institucione t’u japim përgjigje gjithë atyre që cenojnë qetësinë e qytetarëve maqedonas”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm./ Alsat.mk