Mijallkov del nga paraburgimi me mbi 11 milionë euro garanci

Ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov mësohet të ketë ofruar garanci financiare prej mbi 11 milionë euro për të ulur masën e kujdesit nga paraburgimi në arrest shtëpiak, shkruan Alsat.

Gjykata ka pranuar garancinë.

Ankesa e Prokurorisë Publike ndaj vendimit të Apelit për ndryshimin e masës së kujdesit nuk anulon zbatimin e vendimit në këtë fazë. Pavarësisht ankesës së Prokurorisë, Mijallkov do të dalë nga paraburgimi.

Mijallkov po vuante masën e paraburgimit për rastin “Thesari”, për të cilën është dënuar me 8 vite burg./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button