Mijallkov paraqitet në burgun e Strugës

Mijallkov paraqitet në burgun e Strugës

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, gjatë ditës u paraqit në burgun e Strugës, për të vuajtur dënimin me burg prej tre vitesh për rastin “Perandoria”. Ai është dashur të jetë prapa hekurave më datë 8 të këtij muaji, por ka kërkuar vuajtjen e dënimit ta nisë me dy javë vonesë për shkaqe shëndetësore, ndërsa Gjykata në Ohër e ka aprovuar kërkesën e tij. Vendimi i ish-shefit të policisë sekrete u shqiptua më 8 korrik. Ai u shpall fajtor për “shoqatë kriminale” dhe “fitim prone në mënyrë të paligjshme” për rastin “Perandoria”, për të cilën me marrëveshje mori tre vite burg, por edhe konfiskimin e parave dhe pasurisë, me vlerë totale rreth 36 milionë eurove. Para shpalljes së aktgjykimit, Mijalkov ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër, kështu që dënimin do ta vuajë në burgun e Strugës, i cili është i tipit gjysmë të hapur. Përveç Mijallkovit, në burgun e Strugës është edhe biznesmeni Orce Kamçev, i dënuar për të njëjtin rast./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button