Mijëra burra vullnetar për luftë, ukrainasi: “Dua të luftoj, është detyra ime”

Gazetar: Adnan Qaili

Përderisa gratë, fëmijët e pleqtë po braktisin vendin përmes korridoreve humanitare të evakuimit, burrat po presin radhën për t’u armatosur në mbrojtje të atdheut. Ky baba përshëndet familjen e vet me lot në sy, shkruan Alsat.

Mijëra meshkuj presin në radhë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për t’u regjistruar dhe për t’u bashkuar me forcat e armatosura ukrainase. Rekrutuesi ukrainas thotë se ia kanë borxh vendlindjes.

“Është detyra ime. Unë dua të jem i dobishëm. Unë dua të ndihmoj. Unë dua të mbroj. Unë dua të luftoj. Dua që familja ime të kthehet në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe unë do të bëj më të mirën”, deklaroi Vyacheslav Radchenko, rekrutues ukrainas.

Pamjet tregojnë se këta burra po zgjedhin uniformat dhe jelekët anti-plumb për të vazhduar pastaj të armatosur të shpërndahen nëpër pikat strategjike të vendit. (Atmosferë si provojnë uniformat-5 sec)

“Ne e dimë pse jemi këtu. Ne e dimë pse mbrojmë vendin tonë. Dhe djemtë tanë që në fakt po qëndrojnë atje dhe po luftojnë forcat ushtarake ruse, ata e dinë se çfarë po bëjnë. Ata djem (rusët), ata nuk e dinë. Ne e dimë atë që po bëjmë dhe për këtë do të fitojmë”, tha Volodymyr Onysko, Vullnetar ukrainas.

Me të bërë thirrje Presidenti ukrainas Zelenski që edhe vullnetarë nga e gjithë bota ti bashkëngjitën frontit anti-rus, mbi 16 mijë shtetas të huaj janë veshur me uniforma ushtarake dhe janë armatosur.

“Populli ukrainas, ushtria ukrainase, Zelenski..gjithçka ka qenë frymëzuese. Edhe pse vendi është i rrethuar, të gjithë janë njësoj të mobilizuar për rezistencë”, theksoi Mark Ayres, Veteran i Ushtrisë Britanike.

Qeveria e Ukrainës që në ditën e parë të luftës më 24 mars dha urdhër që të ndaloj burrat e moshës 18 deri në 60 vjeç të largohen nga vendi, duke i mbajtur ata të mobilizuar për rekrutim ushtarak./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button