Mijëra protestues “pushtojnë” kryeqytetin çek, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mijëra protestues “pushtojnë” kryeqytetin çek, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Mijëra njerëz u mblodhën sërish në kryeqytetin çek, Pragë duke i bërë thirrje qeverisë të japë dorëheqjen ndërsa protestuan kundër inflacionit të lartë dhe çmimeve të energjisë. Ishte tubimi i dytë i thirrur nga një parti e re politike joparlamentare PRO, e cila në anglisht do të thotë Ligji, Respekti dhe Ekspertiza.

“Ne duam të shprehim mosmiratimin tonë për këtë qeveri, për situatën politike, për atë që po ndodh në Republikën Çeke dhe në fakt në të gjithë Evropën,” tha një protestuese. Si inflacioni ashtu edhe kostola e energjisë janë rritur gjatë vitit të kaluar duke ulur buxhetet e familjeve.

“Jam e shqetësuar për të ardhmen tonë, më duket se kompanitë po dështojnë, njerëzit kanë gjithnjë e më pak para dhe vërtet ndihem e pasigurt se çfarë do të sjellë e ardhmja”, tha një qytetare që mori pjesë në protestë.

PRO ka kritikuar qeverinë e qendrës së djathtë të kryeministrit Petr Fiala për trajtimin e krizës energjetike që ka goditur Evropën që nga pushtimi rus i Ukrainës më shumë se një vit më parë. Ndërsa kryeministri është përpjekur të lehtësojë barrën mbi familjet dhe kompanitë, qeveria e tij është përpjekur gjithashtu të frenojë deficitet e larta buxhetore.

Protestuesit në tubimin “Çekia kundër varfërisë” kritikuan gjithashtu qeverinë për komunikim të dobët me votuesit./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button