Mijëra vetë protestojnë në Mianmar, ushtria bllokon internetin

Ushtria e Mianmarit bllokoi internetin në vend të shtunën, ndërsa mijëra vetë protestuan në qytetin më të madh të vendit, Yangon. Ishte demonstrata më e madhe që nga grushti i shtetit në fillim të javës.

- Advertisment -

Ndërsa rritej numri i protestuesve, dëshmitarët njoftuan për mbyllje të shërbimeve të të dhënave celulare dhe lidhjes me internetin. Më herët, ushtria kishte urdhëruar operatorët celularë dhe kompanitë e internetit të bllokonin qasjen në Twitter dhe Instagram.

Një ndalim i përkohshëm ishte vendosur që më parë në Facebook, ku gjysma e popullsisë 54 milionëshe të vendit janë përdorues. Para bllokimit, shumë përdorues po përdornin platformën për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj grushtit ushtarak të shtetit.

Ministria e Komunikimit dhe Informacionit nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment por më parë kishte thënë se e kishte bllokuar Facebook-un në shërbim të “stabilitetit”. Një zëdhënës i Facebook-ut konfirmoi për agjencinë Reuters se Instagrami, pjesë e kompanisë Facebook, ishte bllokuar.

Një zëdhënëse e rrjetit social Twitter tha se “ne do të vazhdojmë të ngremë zërin që të ndalen bllokimet shkatërruese të drejtuara nga qeveria.”

Kompania norvegjeze e telekomunikacionit Telenor, një nga më të mëdhatë në Mianmar, shprehu shqetësimin në një deklaratë dhe tha se kishte protestuar tek autoritetet, duke sfiduar domosdoshmërinë e urdhrit./VOA

LEXO EDHE:

Back to top button