Mik Shumaher edhe një vit tjetër në Formula 1

Mik Shumaher do të garojë në Formula 1 edhe vitin tjetër. Piloti i ri gjerman është konfirmuar te makina amerikane “Haas” edhe për vitin 2022, si dhe shoku i tij i skuadrës, rusi Nikita Mazepin. Marrëveshja është arritur edhe në bashkëpunim me Ferrari-n, pasi Mik Shumaher është pilot i akademisë “Ferrari”. Makina “Haas” ka zyrtarizuar sot marrëveshjen, duke i dhënë kështu mundësi pilotit të ri gjerman të vijojë të garojë në Formula 1.

“Të jem mes 20 pilotëve që garojnë në Formula 1 është një ëndërr dhe tani që rikonfirmohem jam shumë i lumtur. Viti i parë ka qenë emocionues dhe kam mësuar shumë. Jam i sigurt se përvoja e fituar do më vlejë për sezonin e ardhshëm”, tha Mik Shumaher.

LEXO EDHE:

Back to top button