I dënuar me 18 vjet burg në Itali, pranga lezhjanit

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Falë bashkëpunimit me Fast Albania dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit Edmond Sufja. Ky shtetas shqiptar është dënuar me 18 vjet burg nga gjykata e Milanos në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button