Mik Shumaher, nuk frikësohet krahasimeve me babain e tij

Mik Shumaher do të debutojë sezonin e ardhshëm në Formula 1, ku do të garojë me makinën amerikane “Haas”. Ai do të ndjekë gjurmët e babait të tij, legjendës Majkëll Shumaher, që arkëtoi 7 herë titullin kampion bote në Formula 1.

Nuk kam patur kurrë probleme kur njerëzit kujtojnë babain tim dhe kur duan të bëjnë një krahasim mes tij dhe meje. Nuk do ta kem një pengesë këtë gjë, përkundrazi do të jetë një nder dhe motivim për mua. Për mua ky krahasim do të thotë më shumë punë dhe impenjim për të dhënë më të mirën në pistë. Nuk jetoj me frikën e peshës që ka mbiemri Schumacher në Formula 1”, u shpreh Mik Shumaher, kampioni bote këtë vit në Formula 2.

LEXO EDHE:

Back to top button