Mikëqyrja, VMRO: Të veprojë prokuroria

Mikëqyrja, VMRO: Të veprojë prokuroria

VMRO-DPMNE-ja kërkon nga Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar që të nisë hetimet mbi prokurimin publik për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D. Sipas opozitës maqedonase, Qeveria, respektivisht NP Rrugët Shtetërore me veprimet e ndërmarra ka dëshmuar se ka dyshime për kurdisje tenderi dhe krijimin e mundësive për paraqitjen e kompanive të caktuara në mbikëqyrje.

“Gjatë procedurës për paraqitje, kompania “Elektrasollushën” e Andon Ampov, djali i Sotir Ampov nxjerr licencë për mbikëqyrje në emër të kompanisë së babait të tij për të cilën u prish tenderi i parë për shkak të parave ruse. Afati për paraqitje u vazhdua edhe për 8 ditë. Gjithçka lidhet në mënyrë perfektë që “Elektrasollushën” të mund t’i sjell dokumentet në tender. U hoq kushti i paraparë vetëm për firmat me bilanc pozitiv dhe kjo i mundësoi EPTISAS të përfshihet në grupin e kompanive mbikëqyrëse”, tha
Bojan Stojanoski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button