Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës
Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës
Pasi pranoi se organizoi sulmin terrorist në Banjskë të Kosovës, Milan Radoiçiq është shfaqur për herë të parë në publik.
Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, Goran Petrnijevq ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe raportohet se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për rrethanat e sulmit të armatosur në Banjskë, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023.
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka raportuar se do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj, shkruan gazeta beogradase novosti.
Të premten, Milan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.








