Milani afër objektivit parimor, titulli…mbetet të shihet

Barazimi i Interit ndaj Torinos i jep Milanit epërsinë në renditje, i vetëm. Me 9 ndeshje përpara (10 për zikaltrit, duke konsideruar rikuperimin që do të luhet në Bolonjë) “kuqezinjtë” janë të parët me 63 pikë, 3 më shumë se Napoli (i dyti), 4 më shumë se Interi (i treti) dhe 7 më shumë se Juventusi (i katërti).

Me këto shifra, fati i Milanit është në duart e “kuqezinjve”. Zhiru dhe shokët e tij kanë avantazhin në përplasjet direkte me Interin dhe me pjesën tjetër të përparme të një klasifikimi hipotetik me pikë të barabarta. Me 9 ndeshje nga fundi është shumë e vështirë të bësh llogaritë. Dhe mbi të gjitha, duke pasur parasysh ecurinë e këtij kampionati, do të ishte një punë e kotë. Të parët e tabelës, përfshirë Milanin, janë skuadra të forta, por kanë defekte të dukshme që nuk lejojnë qetësinë në asnjë ndeshje.

Mund të humbasin pikë ndaj kujtdo. Për më tepër: duke marrë parasysh vendimet e dobëta të gjyqtarëve këtë sezon, asnjë klub nuk është i sigurt se ata mund të përcaktojnë vetë fatin e tyre. Ndërkohë, duke pritur të vazhdojë të kultivojë ëndrrën e titullit, Pioli kujton qëllimin kryesor.

“Qëllimi ynë është të përmirësojmë rezultatin e sezonit të kaluar. Duhet të mendojmë për atë që thamë ditën e parë në Milanello, duke mbajtur një ekuilibër të madh dhe përulësi të plotë,” thot Pioli.

Milani shkon drejt hipotekimit të objektivit të parë sezonal. Vendi i pestë është 15 pikë larg. Liga e Kampionëve është vetëm një hap larg, titulli… kjo mbetet të shihet

LEXO EDHE:

Back to top button