Milani dhe Barcelona do të ndeshen më 6 gusht

Skuadra e Milanit do të luajë kundër Barcelonës në “Camp Nou” në turneun pwr trofeun “Gamper” më 6 gusht, pasi qw Roma zemëroi “Blaugranët” duke u tërhequr nga ky turne.
“Giallorossët” fillimisht u shpallën zyrtarisht si kundërshtarë për ndeshjen tradicionale parasezonale, por papritmas ndërprenë kontratën. Kjo e shtyu Barçën të kërcënonte me veprime ligjore. Ndwrkohw tani raporte të shumta sugjerojnë se Milani është ftuar për të zëvendësuar Romën në trofeun “Gamper” dhe do të luajë në “Camp Nou” më 6 gusht.
Miqësorët e Milanit deri më tani janë kundër FC Koln më 16 korrik, Zalaegerszegi më 23 korrik dhe Olimpik Marsej më 31 korrik.