Reciprociteti, Vuçiç kërcënon Kurtin: Nuk ka më kohë për dialog

Reciprociteti, Vuçiç kërcënon Kurtin: Nuk ka më kohë për dialog

Ka reaguar ashpër presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pas vendimit të fundit të qeverisë së Kosovës për regjistrimin e makinave në veri të vendit me targat RKS si dhe reciprocitetin për letërnjoftimet.

Vuçiç serb u shpreh i nervozuar se pas këtyre vendimeve nuk ka çfarë të dialogohet me Kosovën dhe akuzoi gjithashtu Europën se nuk po bën asgjë ndaj këtyre provokimeve të njëanshme.

“Nuk ka asgjë nga kjo, lere atë dialog, të gjitha janë histori të zbrazëta. Çfarë dialogu, pas vendimeve të tilla, pse dialog, për Bashkimin e Komunave Serbe, dhe nuk guxojnë të vendosin flamur. Për çfarë?”, tha Vuçiç.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, përfundoi presidenti serb.

 

LEXO EDHE:

Back to top button