Milani dhe Barcelona në garë për futbollistin me koston zero

Skuadra e Milanit ka një plan të qartë për të sjellë në Serie A mbrojtësin e krahut të majtë Huan Miranda, që luan me Betis Sevilja në Spanjë. Kontrata e tij me skuadrën spanjolle skadon verën e ardhshme. Pra, Milan synon të bëjë një goditje të fortë me koston zero në merkaton e verës së ardhshme, për një lojtar të ri, 23 vjeç dhe me shumë perspektivë. Gjithsesi, për “kuqezinjtë” nuk ka për të qenë shumë e lehtë të bindin lojtarin.

Për Mirana është interesuar edhe Barcelona, që kërkon të sigurojë shërbimet e lojtarit. Sipas “Rilevo”, të dyja klubet kanë nisur kontaktet me menaxherin e lojtarin, ndërkohë që shanset e një rinovimi me Betis Sevilje janë thuajse zero.

Huan Miranda është rritur te moshat e Barcelonës dhe kjo mund të favorizojë skuadrën katalanase në këtë garë. Gjithsesi, Milani ka gati një ofertë të mirë financiare për mbrojtësin, me shpresën që ta sigurojë që në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button