Tonali do të bashkëpunojë, por Federata Italiane dëshiron të jap sinjal të fortë

“Tonali do të bashkëpunojë, por FIGC dëshiron të dërgojë një sinjal të fortë”, shkruan “Gazzetta dello Sport”. Sandro Tonali ka vendosur të bashkëpunojë, pra të tregojë gjithçka për dy prokurorët, atë të Torinos në aspektin kriminal dhe atë federal në aspektin sportiv.
Më pas do të duhet të merret me Federatën Italiane të Futbollit (FIGC), e cila dëshiron të japë një sinjal të forte ndëshkues në këtë rast.
“Faxhioli, lojtari i parë që doli nga hetimet e Torinos, është një rast i veçantë. Për të tjerët, amnistia mund të jetë më pak bujare, me synimin për t’i bërë njerëzit të kuptojnë tse e gjitha kjo praktikë nuk mund të jetë pjesë e futbollit të sotëm”, shton më tej “Gazzetta”.