Milani dhe Interi në garë për sulmuesin 21 vjeçar të Reims-it

Talenti nën pronësi të Arsenalit, Folarin Balogun, duket se ka shumë gjasa të largohet nga klubi këtë verë dhe ofertat për të janë të shumta 21-vjeçari ka shkëlqyer në huazim te Reims në Francë këtë sezon, duke shënuar 20 gola në 36 ndeshje të Ligue 1.

Ndërsa aksionet e tij janë rritur, Balogun është pas Gabriel Zhesus dhe Edie Nketiah në Arsenal në renditjen e sulmuesve. Kështu, sulmuesi e ri ka më shumë gjasa të largohet, por kësaj radhe në një transferim të përhershëm dhe jo huazim.

Sipas “The Athletic”, Milani dhe Interi po e vlerësojnë atë për një transferim gjatë verës. Përveç dy klubeve të mëdha italiane, Balogun pëlqehet edhe nga RB Lajpcigu, Marseja dhe Monako. Arsenali dëshiron të mbledhë fonde për të përfunduar marrëveshjet e tyre të mëdha, që do të thotë se Balogun është në shitje.

Sulmuesi i ri, i cili kohët e fundit zgjodhi të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të jetë gati të vazhdojë me futbollin e rregullt.

LEXO EDHE:

Back to top button