Milani është në kërkim të një sulmuesi me eksperiencë

Milani është në kërkim të një sulmuesi, shkruan “Gazzetta dello Sport”. Në listën e shkurtër të dëshirave është një “9” me përvojë si Alvaro Morata, një i ri i uritur për hakmarrje si Xhianluka Skamaka, më pas është Mehdi Taremi, sulmuesi i Portos, që nuk është larguar kurrë nga radari i “kuqezinjve” dhe është kthyer në plan të parë orët e fundit.

Nënshkrimi i spanjollit peshon shumë, por ai shtyn të kthehet në Itali. Taremi garanton 20-25 gola në sezon, në vitin e fundit ia kaloi vetes: 31 gola në 51 ndeshje. Në prapavijë mbetet e gjallë pista “Skamaka”, gjë që pëlqehet edhe nga Roma.

Zakonisht thuhet se të gjitha të mirat vijnë nga tre, por te Milani këto ditë situata është e kundërt: të gjitha të mirat vijnë në tre. Tashmë për shkak se, pas nënshkrimeve zyrtare të Ruben Loftus-Cheek nga Çellsi, Marko Sportiello nga Atalanta dhe Luka Romero nga Lazio, klubi kuqezi është gati të mbyllë dy goditje të tjera: Kristian Pulishiç nga Çellsi dhe Tijani Reijnders nga AZ Alkmaar.

LEXO EDHE:

Back to top button