Milani gati 50 mln euro dhe kartonin e një futbollisti për Zirkzee

Xhoshua Zirkzee shndërrohet një nga lojtarët më të spikatur të Serisë A. Ai tashmë është lider në një skuadër që po surprizon këtë kampionat me vendin e katërt. Bolonja është shumë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe sigurisht që meritë të madhe ka holandezi, i cili ka arritur numër dyshifror golash dhe po magjeps në fushë.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se ish-lojtari i Bajernit do të qëndronte me dëshirë në Serinë A, për të vazhduar të rritet pa ndryshuar kampionat dhe e konsideron Milanin një destinacion të mirëpritur. Dhe për klubin kuqezi, Zirkzee përfaqëson zgjedhjen e parë për sulmin.

Bolonja, kur mendon për vlerësimin që duhet t’i japë Zirkzee, merr për referencë Rasmus Hojlund, i transferuar te Man. Junajted për 75 milionë, plus 10 milionë bonuse. Statistikat e Xhoshuas janë të ngjashme, kështu që klubet që e dëshirojnë duhet të paguajnë rreth 70 milionë.

Milani mund të arrijë afër 50 milionë, duke përfituar nga kartoni i Aleksis Saelemaekers, të cilin Bolonja mund ta shlyejë për rreth dhjetë milionë (vlerësohet shumë nga Tiago Mota).

LEXO EDHE:

Back to top button