Fëmijët obezë kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë në moshën e rritur

Fëmijët obezë kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë në moshën e rritur

Fëmijët obezë mund të jenë në rrezik më të madh për t’u diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë në moshë madhore, sugjeron një studim i ri.

Rreziku për t’u diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë (MS) duket të jetë dy herë më i lartë te fëmijët obezë krahasuar me ata që nuk janë, ka zbuluar një studim suedez. Akademikët nga Instituti “Karolinska” në Stokholm analizuan të dhënat nga regjistri suedez për trajtimin e obezitetit të fëmijëve. Baza e të dhënave, e njohur si “Boris”, është një nga regjistrat më të mëdhenj në botë për trajtimin e obezitetit të fëmijëve.

Ekipi hulumtues shqyrtoi të dhënat për fëmijët e moshës nga dy deri në 19 vjeç, të cilët ishin regjistruar në regjistër midis viteve 1995 dhe 2020, dhe i krahasoi ata me fëmijët në popullatën e përgjithshme. Studimi i tyre përfshiu të dhëna për më shumë se 21,600 fëmijë obezë që filluan trajtimin e obezitetit në një moshë mesatare prej 11 vjeç dhe më shumë se 100,000 fëmijë jo obezë. Fëmijët e përfshirë në studim, i cili do të prezantohet në Kongresin Evropian për Obezitetin në maj në Venecia, u ndoqën mesatarisht për gjashtë vjet.

Mosha mesatare e diagnostikimit të MS ishte rreth 23 vjeç.

– Një nga efektet e obezitetit tek fëmijët është se shkakton inflamacion të dobët, por kronik, dhe ky inflamacion rrit rrezikun e zhvillimit të sklerozës së shumëfishtë – theksoi Prof. Emilia Hagman dhe Prof. Claude Marcus, autorë studimi.

Gjatë periudhës së ndjekjes, skleroza e shumëfishtë u diagnostikua në 28 persona obezë, që përbënin 0,13 për qind të grupit dhe në 58 persona jo obezë, që përbënin 0,06 për qind të grupit.

LEXO EDHE:

Back to top button