Milani gjen dy objektivat e merkatos te skuadrat e Monzës dhe Empolit

Sipas “La Gazzetta dello Sport,” skuadrate e Monzës dhe Empolit kanë dy lojtarë që mund të bëhen objektiva të merkatos së janarit për Milanin, duke synuar të përforcojnë sulmin dhe mbrojtjen e skuadrës së Paulo Fonseka-s.

Konkretisht, Varren Bondo nga Monza dhe Xhiusepe Pezella nga Empoli janë në radarët e klubit. Milan gjithashtu ka ndjekur më parë lojtarë si Reda Belahajane nga Hellas Verona dhe Morten Frendrup nga Xhenoa.

Megjithatë, përforcimi i mesfushës mbetet një prioritet, pavarësisht se Ismael Benaser pritet të kthehet së shpejti në fushë. Në këtë kontekst, një tjetër emër në listë është Lukas Xhourna-Douat nga Salzburg, por mungesa e përvojës në Serie A, e bën atë një opsion më pak prioritar.

Nga ana tjetër, Xhiusepe Pezzella shihet si një kandidat për të zëvendësuar Teo Hernandez gjatë merkatos së dimrit. Pezella do të përballet me Milanin në një ndeshje të Serie A, që do të luhet nesër në “San Siro”.

LEXO EDHE:

Back to top button